23 C
Tiranë
Tuesday, June 9, 2026

Aksion i madh policor në Lumin e Vlorës, gjashtë të arrestuar dhe armë të sekuestruara – mes tyre edhe një i kërkuar ndërkombëtarisht

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar gjatë natës në zonën e fshatrave të Lumit të Vlorës, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë në disa pika të ndryshme dhe kanë kryer kontrolle intensive. Sipas burimeve paraprake, nga aksioni janë shoqëruar dhe arrestuar disa persona, mes tyre edhe një individ i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë operacionit janë sekuestruar katër armë zjarri dhe një mjet i blinduar, ndërsa aksioni është drejtuar nga drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Edvin Ndreu. Në terren kanë marrë pjesë forca të shumta policore, në kuadër të një ndërhyrjeje të koordinuar.

Policia e Shtetit ka dalë me një komunikim zyrtar, ku pritet të jepen detaje të plota mbi rezultatet e operacionit, personat e arrestuar dhe materialet e sekuestruara. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.

Në kuadër të operacionit të koduar “Grupi”, janë vënë në pranga shtetasit:

* Florian Shala alias Florian Alliaj
* Neritan Dalipaj alias Neritan Qejvanaj
* Aleksandër Dula alias Aleksandër Thomai alias Ilir Dula
* Miço Beqaraj
* Turi Aligjoni
* Dritan Çelaj

Autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e plotë të çështjes dhe verifikimin e rolit të secilit prej të arrestuarve në aktivitetin e dyshuar kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Do të jap 10 mijë euro po e lexove këtë numër”, Dea Mishel ironizon...

0
Përplasja mes influencueses së njohur Dea Mishel dhe deputetes socialiste Zegjine Çaushi është përshkallëzuar në rrjetet sociale. Përmes disa postimeve në “Instagram”, Dea Mishel ka...

“Dyshohet se u rrëmbye për kriptovalutat”, kjo është fotoja e fundit e Eglant Koçit...

0
Një fotografi e regjistruar nga kamerat e sigurisë mund të jetë gjurma e fundit e njohur e Eglant Koçit, 34-vjeçarit nga Tirana, i cili...

RENEA zbarkon në Fushë-Krujë për kapjen e Sadik Llanit, kontrollohen mbi 10 banesa –...

0
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar gjatë orëve të natës në zonën e fshatrave të Lumit të Vlorës dhe më pas është shtrirë...

“Do të jetë një projekt i bukur dhe ne do ta bëjmë atë”, Rama...

0
Reuters i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave që po zhvillohen në Tiranë dhe në disa zona të bregdetit shqiptar, duke u ndalur...

Fotografia e dyshemesë së banjës e tradhton anëtarin e bandës shqiptare në Glasgow –...

0
Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal me origjinë shqiptare ka përfunduar në duart e drejtësisë në Skoci, pasi një detaj i vogël...