2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

1 mijë persona me vizë false drejt SHBA

Pas operacionit policor “One if by Land” zhvilluar në vitin 2018, Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me 192 vite burg në total, 35 të arrestuarit.

Sipas gjykatës, ata u gjetën fajtorë për trafikimin e rreth 1 mijë personave drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe.

Ata përfitonin nga 25-30 mijë euro për çdo emigrant që udhëtonte drejt SHBA dhe Kanadasë dhe 10 mijë paund për ata drejt Anglisë.

Grupet kriminale u shkatërruan në mars të 2018-tës, pas një operacioni që u drejtua nga ish-Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, në bashkëpunim edhe me autoritetet amerikane dhe ato kanadeze.

Sipas hetimeve ka rezultuar se7 grupet kriminale, operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada.

Trafikantët shfrytëzonin disa agjenci turistike në Tiranë, Lezhë dhe Shkodër për prerjen e biletave fillimisht drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Më pas qytetarët e interesuar për të emigruar në Amerikë, Kanada dhe Angli pajiseshin me dokumente të falsifikuara së bashku me një biletë të re për të udhëtuar drejt këtyre vendeve.

Përveç 35 personave të dënuar, më 17 mars 2018 u arrestuan dhe katër punonjës të Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre pasi nuk kishin kryer regjistrimin e personave të kontrabanduar në pikat kufitare të Hanit të Hotit dhe Qafë Thanë.

Gjithashtu 12 të tjerë si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal u shpallën në kërkim./ euronews/

Të dënuarit:

1-Ardian Corri                  8 vite burg;

2-Luan Qyrku                     7 vite burg;

3-Eno Mucollari                6 vite burg;

4-Ardian Gurakuqi           6 vite e 4 muaj burg;

5-Zaim Hysenbelliu          7 vite burg;

6-Arben Kajaçi                   6 vite burg;

7-Genci Osmanaj              5 vite 4 muaj burg;

8-Oltjan Serani                  4 vite burg;

9-Tanush Prenga               5 vite 4 muaj burg;

10-Liri Muçollari               4 vite burg;

11-Fuat Zaimi                     5 vite 8 muaj burg;

12-Nikolin Priska               4 vite burg;

13-Ylber Rama                   4 vite burg;

14-Haki Tarja                      4 vite burg;

15-Bedri Bendaj                6 vite burg;

16-Erenik Avdylli               4 burg burg

17-Nik Bushi                       5 vite 8 muaj burg;

18-Kolë Vushaj                  7 vite e 4 muaj burg;

19-Emiljan Sinjari,            4 vite burg;

20-Alfred Kalaj                   8 vite burg;

21- Mhill Zefi                      6 vite burg;

22-Nosh Volaj                    5 vite e 4 muaj burg;

23-Prel Gjelaj                     5 vite burg e 4 muaj;

24-Sokol Duli                      6 vite e 8 muaj burg;

25-Euglen Dushku            4 vite burg;

26-Leonora Dushku         4 vite burg;

27-Roza Frroku                  4 vite burg;

28-Blerim Brahimi            5 vite 4 muaj burg;

29-Luigj Shtinja,               5 vite 4 muaj burg;

30-Esat Cakoni                   4 vite burg;

31- Fatos Muja                  5 vite 8 muaj burg;

32-Kreshnik Muja,           5 vite 8 muaj burg;

33- Artur Karaj,                 6 vite burg;

34-Kristian Zallinaj           5 vite e 4 muqj burg;

35-Mensur Selami,          6 vite burg

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...