11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“1 miliardë euro janë hedhur në xhepat e Rilindjes”/ Meta thirrje qytetarëve: “Ruani sahatet nga patronazhistët se mund t’u mbifaturojnë”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar këtë të dielë një skandal teksa e quajti një gropë të madhe korrupsioni situatën e shkaktuar nga humbjet në në rrjet të OSHEE.

“Ndërmarrjet në fushën e energjisë e dini që shkëlqen me dështimet e tyre. Humbjet e OSHEE janë të paktën 23%, ndërkohë që janë investuar mbi 1 miliardë euro për të përmirësuar nivelin e humbjeve.

Kanë dështuar për shkak të korrupsiont pasi humbjet duhet të ishin 6-9 %. Janë 1 miliardë euro që janë hedhur në lumë e në xhepat e korrupsionit të Rilindjes. Situata është shumë e rëndë.

Ne e dimë që Furnizuesi i Shërbimit Universal ka 920 mijë fatura, nga të cilat 800 mijë janë qytetarët. Prodhimi i KESH, edhe në vitin më të thatë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin në vend. Dihet që kosto e prodhimit nga uji është mjaft lirë, 1.5 lekë. Ndërkohë që kosto e shitjes nga FSHU është 42 lekë plus tvsh. E gjithë kjo situatë që paraqitet si situatë për efekt të luftës në Ukrainë në fakt është si rezultat i dëshmit të plotë të çdo lloj reforme në vend, në sektorin e energjisë dhe ujësjellës kanalizime.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të verifikojnë faturimet dhe të ruajnë sahatet e tyre nga ndërhyrjet e patronazhistëve dhe jo vetëm për ti mbifaturuar”,tha Meta.

Ndërsa sa i takon reformës në ujësjellës kanalizime, Meta tha se “me këto rezultate katastrofike, këtu kemi një nga gropat më të mëdha të korrupsinit dhe në fushën e energjisë që duhet ta paguajnë qytetarët e thjeshtë që janë kaq të pambrojtur në këtë krizë ekonomike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...