4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

10 deputetë refuzojnë mbledhjen e grupit parlamentar, spikat mungesa e Dumës, Rushajt dhe Gjekmarkajt

Ka nisur me debate mbledhja e parë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që legjitimoi Kuvendin e 11 Dhjetorit, ku Enkelejd Alibeaj është shprehur se Sali Berisha është i paftuar në mbledhje, sa kohë që është përjashtuar nga grupi që prej datës 9 Shtator.

Nga ana tjetër Berisha është shprehur se Alibeaj dhe të tjerët duhet të pranojnë realitetin, dhe të kuptojnë se PD tashmë drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit, dhe se vendimi për përjashtimin e tij është i pavlefshëm.

Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.

Berisha: Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, vendimi i Lulzim Bashës është anti-statutor, jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.

Ajo që bie në sy në këtë mbledhje është mungesa e 10 deputetëve, përfshirë edhe emra të njohur si Grida Duma apo Alfred Rushaj dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët deri pak kohë më parë kanë mbajtur një qëndrim jo përjashtues ndaj Berishës, edhe pse kanë deklaruar se rikandidimi i tij si kryetar nuk duhet të ndodhë.

Po ashtu në mbledhje mungon kryetari i dorëhequr Lulzim Basha, si dhe deputetët Flutura Açka, Kreshnik Çollaku dhe Oriola Pampuri, të cilët kanë dalë hapur në mbështetje të Bashës me qëndrimet e tyre në mbledhjet e mëparshme.

Deputetët e pranishëm në mbledhje:

1.Luan Baci
2.Edmond Spaho
3.Tritan Shehu
4.Flamur Noka
5.Bledian Nallbani
6.Selaudin Jakupllari
7.Kasteiot Piroli
8.Belind Kellici
9.Sorina Koti
10.Ervin Salianji
11.Dhurata Cupi
12.Arbi Agalliu
13.Luciano Boci
14.Edi Paloka
15.Isuf cela
16.Dashnor Sula
17.Gerta bardeli
18.Xhelal Mziu
19.Enkelejd Alibeaj
20.Flamur Hoxha
21.Agron Shehaj
22.Lefter Geshtenja
23.Tomor Alizoti
24.Helidon Bushati
25.Gazment Bardhi
26.Zef Hila
27.Ramadal Lika
28.Albana Vokshi
29.Eralda Tase
30.Oerdi Bylykbashi
31.Bujar Leskaj
32.Andia Ulliri
33.Lindita metaliaj
34.Sali berisha
35.Sajmir Korreshi
36.Ina Zhupa
37.Emilia Koliqi
38. Jorida Tabaku
39. Elda Hoti
40. Merita Bakiu
41. Fatjon Veizaj
42. Ferdinand Xhaferraj

Mungon
1. Lulzim Basha
2. Flutura Acka
3. Grida Duma
4. Ilda Dhori
5. Kasem Mahmutaj
6. Kreshnik Collaku
7. Oriola Pampuri
8. Zheni Gjergji
9. Agron Gjekmarkaj
10. Alfred Rrushaj

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...