12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

10-vjeçari u mbyt në lumin Fan duke lozur/Rrëfehet daja i vogëlushit:”Ka shkuar e ka marrë topin dhe e ka marrë lumi”

Tronditëse është dëshmia e dajës së 10 vjeçarit i cili u mbyt ditën e djeshme në lumin Fan të Mirditës.

Teksa kërkimet për trupin e vogëlushit vijojnë ende sot, daja i tij rrëfen se ai ka rënë në lumë për të marrë topin që i kishte rënë dhe se i vëllai ishte hedhur po ashtu pas tij për ta shpëtuar.

Ai theksoi se policia nuk kishte arritur në orar për të shpëtuar fëmijën.

“Mbrëmë mora vesh lajmin për po luante tok dhe është mbyt, vëllai i vet ka munduar që ta shpëtoj, por nuk ka mundur, lajmëro një, lajmëro një tjetët, s’kanë ardhur shumë njerëz, kanë qenë shumë pak, kemi kërkuar që mbrëmë, policia nuk ka ardhur në orar, e kanë njoftuar në 05:00, në orën 09:00 ka ardhur policia. Ishalla do Zoti gjendet, por shteti të marrë masa, jo 5 policë, po nja 30, se lumi është shumë i fortë, merr përpara dhe makinën”, tha daja i fëmijës.

Djali ka qenë dje në orën 03:30, është mbytur në ujë, ka qenë duke luajtur top, ka shkuar e ka marrë topin dhe e ka marrë lumi, që nga ora 05:00 po kërkonim ta gjenim, ka pasur mobilizim të pakët, ka ardhur policia, janë duke bërë plan si ta gjejnë, prandaj i bëjmë thirrje shtetit që të çohet në këmbë, se me qenë diku tjetër bëhet problem, vetëm në Shqipëri jo.

Djali ka qenë me vëllanë e vet dhe 2-3 shok të vet, i vëllai ka ra në ujë deri në fyt për ta nxjerrë dhe ai ka shkuar i lagur në shtëpi, për fat doli dhe shpëtoi, kurse ai i shkreti ka që në 03:00 në ujë, është zall shumë i vështirë, kjo punë do mobilizim të madh e është zall i vështirë, nuk kemi ça presim, të paktën ta gjejmë dhe ta çojmë te shtëpia, ka shumë pak mobilizim”, tha daja i fëmijës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Juela ndërpret përqafimin mes Rogertit dhe Nikolës, gazetari Elton Tozaj:”Ja xhelozia”

0
Një nga momentet më të forta dhe emocionuese së fundmi në Big Brother VIP ishte ribashkimi i Rogerti me vëllain e tij pas katër...

Pronari i Onima, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjesti: “Veprim kriminal brenda zyrave,...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, pronari i kompanisë Onima, Erkand Shabani, ka dalë për herë të parë publikisht për të sqaruar incidentin që...

Arrestohet “El Pepe”, i dyshuari kyç në operacionin që çoi në vdekjen e “El...

0
Autoritetet në Meksikë kanë arrestuar një të dyshuar për trafik droge që dyshohet se luajti një rol të rëndësishëm në operacionin që çoi në...

Trump mund të shtyjë vizitën në Pekin mes tensioneve në Gjirin Persik

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, mund të shtyjë vizitën e planifikuar në Pekin nga 31 marsi deri më 2 prill, ku pritej...

Xhixho: Integrimi europian i Shqipërisë në një nga momentet më të vështira

0
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, është shprehur se procesi i integrimit europian i Shqipërisë po kalon një nga momentet më të vështira. Përmes...