14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

12.280 punonjës të administratës do të marrin shpërblim nga “Pakoja e Madhe”, Rama zbulon se cila kategori do të përfitoj

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme shpërblimin që do të përfitojë administrata nga ajo që e ka cilësuar pakoja e madhe e fundvitit, ndonëse shifra e ndarë për qytetarët është shumë më e vogël se ajo që arkëtoi shteti për shkak të inflacionit të lartë.

Rama shprehet se 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, do të përfitojnë një vlerë 20 000 lekë të reja.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja”, shkruan Rama.

Çfarë është “Pakoja e Madhe”

Qeveria vendosi të ndajë 80 milion dollarë për qytetarët këtë fundvit, kur në fakt ka arkëtuar një shumë më të madhe si pasojë e inflacionit. Bëhet fjalë për një shifër prej 520 milion dollarë që janë futur në arkën e shtetit përgjatë këtij viti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...