17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

13 kg heroinë nga Durrësi drejt Italisë, dërgohen për gjykim pronari dhe shoferi i autobusit

Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Mikel Pici dhe Piro Rushi për tentativë trafikimi të narkotikëve, pasi në autobusin e tyre u gjetën fshehur 13 kilogramë heroinë në Portin e Durrësit.

Ndërkohë, ata dyshohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë. Në dëshminë e tyre, Pici deklaroi se nuk kishte dijeni për drogën e gjetur në autobus, ndërsa Rushi shprehu përvojën e tij si shofer autobusi për më shumë se 30 vite.

Arrestimi i tyre është kryer, pasi me date 29.04.2023 ora 22:30 gjatë përpunimit në terminalin e mjeteve të rënda në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në automjetin tip autobus i markës Irisbus, me targa AB237DN, u gjendën të fshehura 26 (njezetë e gjashtë) pako me peshë 13.750 kg e dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë. Gjatë kontrollit personal të Mikel Pici atij ju gjenden dhe ju sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 0.3 gr lende e dyshuar Kokaine. Gjithashtu ne lidhje me kete ngjarje jane sekuestruar gjithsej 8 telefona celulare ne cilesin e proves material, sipas pershkrimit ne proceverbalet e sekuestrimit”, thuhet në dosje.
Në dëshminë e tij Mikel Pici pronar i firmës “Keli Travel” ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për drogën e gjetur në autobus.

Në lidhje me lenden e gjetur në autobus ky shtetas deklaron se s’ka asnje dijeni per këtë”, thuhet në dosje.

Shoferi pranë firmës “Keli Travel” Piro Rushi në deklarimin e tij shprehet se ka rreth 30 vite që punon si shofer autobusi, ndërsa ne lëtë firmë ka rreth 6 vite punë.

“Ai shprehet se rreth orës 13:00 ka shkuar në Rrogozhinë ku gjendej autobusi. Atje është takuar me pronarin Mikel Picin dhe ka filluar që të lajë autobusin për ta nërë gati per udhetim, ndërsa Mikeli është marrë me punët e tjera në thertore. Piro Rushi shprehet se ka shkuar së bashku me shtetasin Mikel Pici drejt Portit te Durrësit, ku me pas Mikeli është marre me prerjen e biletave”, nenvizohet më tej në dosje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...