9.5 C
Tiranë
Thursday, March 12, 2026
spot_img

“15 zyra dhe 35 punonjës” – Miratohet struktura e re e Gjendjes Civile në Qarkun Vlorë

Qeveria shqiptare ka miratuar strukturën e re organizative dhe numrin e punonjësve për shërbimin e gjendjes civile në të gjithë vendin. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon riorganizimin e zyrave të gjendjes civile pranë bashkive dhe prefekturave të qarqeve.

Sipas vendimit, në Qarkun Vlorë do të funksionojnë gjithsej 15 zyra të gjendjes civile, me një total prej 35 punonjësish, të shpërndarë në disa bashki dhe njësi administrative.

Në Bashkinë Vlorë, struktura e re përfshin njësitë e shërbimit: Vlorë R1, Vlorë R2 + Orikum, Vlorë R3, Vlorë R4, Vlorë R5 + Qendër Vlorë, si dhe njësitë Novoselë dhe Shushicë.

Ndërkohë, në Bashkinë Selenicë shërbimi i gjendjes civile do të mbulojë zonat Selenicë, Armen, Brataj, Kote, Sevaster dhe Vllahinë. Në Bashkinë Himarë përfshihen njësitë Himarë, Hore-Vranisht dhe Lukovë.

Në pjesën jugore të qarkut, struktura e re parashikon edhe zyrat në Sarandë dhe Ksamil, Konispol, Markat dhe Xarrë, si dhe zonat Finiq, Mesopotam, Dhivër dhe Livadhja. Një tjetër zyrë do të mbulojë Delvinë dhe Vergo.

Vendimi përcakton gjithashtu se transferimi, depozitimi dhe administrimi i akteve dhe dokumenteve të gjendjes civile do të kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për arkivat.

Struktura e re do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa zbatimi i saj do të nisë nga data 30 mars 2026.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Imuniteti s’duhet të pengojë drejtësinë” – Reagimi i Ambasadës Britanike para votimit për Ballukun

0
Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se imuniteti parlamentar nuk duhet të kthehet në pengesë për...

‘Nuk dua të më lëndojnë më’ – Fjalët e fundit të Xhuana Nikollit në...

0
Detaje të reja kanë dalë pas ngjarjes tragjike me 25-vjeçaren Xhuana Nikolli nga Lezha, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT...

Shoqja tregon tmerrin: Xhuana Nikolli dhunohej sistematikisht nga partneri, la letër para vetëhelmimit

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur familjen dhe qytetin e Lezhës, pasi 25-vjeçarja Xhuana Nikolli ndërroi jetë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” pas vetëhelmimit me...

Këngëtari Gjesti në pranga, kapet me armë në Prishtinë

0
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, ai u ndalua rreth...

“Lufta me Iranin do të mbarojë së shpejti sapo të arrihen objektivat” – deklaroi...

0
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një interviste me Axios, deklaroi se operacionet ushtarake kundër Iranit po ecin më shpejt se sa ishte planifikuar...