10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

16 vite nga masakra e Gërdecit, Braçe: ‘ Bëhuni burra dhe dëshmoni!’

Ditën e sotme shënohen 16 vjet nga masakra e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë u plagosën rëndë nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar pamjet e frikshme nga shpërthimi, i cili mori jetën e 26 personave, dhe shpreh rezerva në lidhje me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë. Braçe thotë se gjykata nuk po bën punën e saj për të zbardhur krizën e përbindshme të ndodhur si pasojë e korrupsionit.

Braçe kërkon që të gjithë personat e përfshirë në proces të “bëhen burra” dhe të bëjnë detyrën e tyre. Ai i kërkon gjeneralit Luan Hoxha të dëshmojë për përfshirjen kriminale të udhëheqësve politikë, edhe pse letrat ia bëjnë “mu” për përfshirjen kriminale të tyre.

Bëhuni burra e dëshmoni!
Bëhuni burra e vërini emrat qe ishin krimit!
Bëhuni burra e gjykoni, ndëshkoni krimin me masiv e me te përbindshëm ne demokraci prej korrupsionit! NDRYSHE, KY VEND NUK DO JETE KURRE I DREJT!’- shkruan Braçe.

Braçe thekson rëndësinë e dëshmisë dhe drejtësisë në rastin e masakrës së Gërdecit, duke shprehur zemërimin për mungesën e transparencës në procesin gjyqësor. Ai i bën thirrje të gjithë atyre që janë dëshmitarë të ndodhive të asaj nate që të dalin dhe të japin dëshmi për të zbardhur të vërtetën. Braçe ka publikuar edhe një video të shpërthimit të frikshëm, për të ilustruar përmasat e kësaj tragjedie të dhimbshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...