Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuç të njësisë Dishnicë në Bashkinë e Korçës, ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht nga një arrest kardiak.
Ngjarja ka ndodhur në prani të prindërve të tij, të cilët menjëherë njoftuan ambulancën. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për ndihmë mjekësore, i mituri nuk arriti të mbijetojë.
Në nderim të tij, shkolla e mesme “Ymer Dishnica”, ku ai ishte nxënës, ka mbajtur një minutë heshtje këtë mëngjes. Në një postim prekës në rrjetet sociale, stafi i shkollës e ka përshkruar K.C si një nga nxënësit më shembullorë dhe të dalluar.
Kjo ngjarje ka lënë një trishtim të thellë në komunitet, ndërsa shkaqet e arrestit kardiak mbeten për t’u përcaktuar nga autoritetet përkatëse.






