11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kërkesat e Partisë Demokratike për hetimin e aferës që u merr shqiptarëve rreth 400 milionë euro

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit hetimor për trajtimin e mbetjeve urbane, Partia Demokratike parashtroi 12 kërkesat të cilat sipas saj do të mund të zbardhin atë që cilësohet nga ata si afera korruptive që i vjedh shqiptarëve 400 milionë euro.

Kërkesat e Partisë Demokratike i janë dërguar 12-institucioneve të ndryshme, duke filluar nga Ministritë e Financave, Mjedisit dhe Infrastrukturës e deri tek bashkitë ku ushtrojnë aktivitet inceneratorët, si dhe banka të nivelit të dytë. Sipas PD-së këto kërkesa do të hedhin dritë mbi objektin e hetimit.

Njoftimi i Partisë Demokratike

Komisioni Hetimor për incineratorët ka dërguar 12 kërkesa për hetimin e aferës që u merr shqiptarëve rreth 400 milionë euro për llogari të kompanive, të regjistruara në parajsa fiskale dhe me lidhje me ministra, kryebashkiakë dhe politikanë të lartë të partisë në pushtet.

Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku i ka dërguar kërkesat që nga Këshilli i Ministrave, Ministritë e Financave, Ministrinë e Mjedisit, atë të Infrastrukturës e Mjedisit, te Kontrolli i Lartë i Shtetit, bashkitë ku veprojnë incineratorët, përfshirë bashkitë e Durrësit dhe Kavajës, disa drejtori që mund të zbardhin lëvizjet e parave për incineratorët, lëvizjet e disa zyrtarëve me administratorët e incineratorëve, lidhjet e mëparshme të biznesit mes pronarëve të kompanive përfituese dhe ministrave të qeverisë së Edi Ramës.

Kërkesa u janë drejtuar edhe bankave të nivelit të dytë, si dhe vetë kompanive përfituese të incineratorëve, që, pavarësisht emrave të ndryshëm të kompanive, janë përqëndruar tek 3 persona: Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stella Gugallja.

Pas një pune disavjeçare me hetimin e aferës së incineratorëve, Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku, ka detajuar me pyetje dhe kërkesa konkrete çdo çështje dhe akt që zbardh një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisë së Edi Ramës.

opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...