11.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

19-vjeçari që mbeti i vrarë në Shkodër, i afërm i dy vëllezëve të shpallur në kërkim për atentatin ndaj Taulant Pepaj

19-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e e djeshme në një lokal në Shkodër, Erjon Xhenje është i afërm i dy vëllezëve të shpallur në kërkim për atentat. Mësohet se i riu ka lidhje farefisi me dy vëllezërit që dyshohet se bënë atentatin ndaj Taulant Pepajt, në 21 shkurt të vitit të kaluar. Shkëlzen dhe Sehar Xhenje akuzohen për atentatin të bërë ndaj Pepajt.

Esmeraldo Hato, Sehar Xhenje dhe vëllai i tij janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohen se janë personat që kanë qëlluar me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit, Taulant Pepaj. Të tre të rinjtë kanë qenë që bashku në një makinë, por edhe Pepaj ishte i shoqëruar.

Fillimisht një prej të rinjve, nuk dihet ende se kush, ka qëlluar tre herë në drejtim të makinës së Pepajt. Një herë ka qëlluar nga distanca, sa për të trembur dhe ta bëjë të ndalojë, dhe pikërisht në këtë moment ka shtënë edhe dy herë të tjera. Duke u munduar se e ka plagosur 30-vjeçarin, autori ka dalë nga makina e tij dhe po të njëjtën gjë ka bërë edhe Pepaj. Ai bashkë me personin që e shoqëronte janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, duke shpëtuar gjallë nga atentati.

Pasi humbën shumë kohë, edhe autorët vendosën të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Duke harruar kështu se çdo lëvizje, bashkë me fytyrat e tyre, ishte kapur nga kamerat e sigurisë së një pike karburanti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...

Stuhia “Teresa” godet Ishujt Kanarie: Përmbytje, valë gjigante dhe kaos në fluturime

0
Stuhia e fuqishme “Teresa” ka përfshirë Ishujt Kanarie në Spanjë, duke sjellë reshje intensive, erëra të forta dhe borë në zonat malore të Tenerife,...

Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në Kosovë kyç për integrimin në BE, pa penguar...

0
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e...

Studimi: Aktivitetet mendore mund të vonojnë Alzheimerin deri në 5 vite

0
Një studim i publikuar më 11 shkurt 2026 në revistën Neurology ka nxjerrë në pah rolin kyç të aktiviteteve mendore në vonimin e shfaqjes...