7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

191 mjekë braktisën Kosovën gjatë këtij viti, shkak kushtet jo të duhura të punës dhe paga e ulët

Për shkak të kushteve jo të duhura të punës dhe pagës së ulët, nga institucionet publike shëndetësore, gjatë këtij viti janë larguar 191 mjekë, shumica jashtë vendit e disa në sektorin privat. Këto të dhëna u publikuan sot nga Oda e Mjekëve, te Komisioni Parlamentar për Shëndetësi.

Vetëm gjatë këtij viti nga SHSKUK-ja, kanë dhënë dorëheqje 191 mjekë, prej tyre 104 doktorë të mjekësisë së përgjithshme, 14 mjekë specialistë dhe 75 specializantë. Këto të dhëna janë publikuar sot nga raporti i Odës së Mjekëve i cili u paraqit para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi. E nga vitit 2018 deri më sot në tërësi numri i mjekeve që kanë lënë punën në sistemin e shëndetësi është 674.

“Rilicensimi në kardiokirurgji dhe bazuar në informata që i kemi nga mediat, nuk ka qenë komision i cili i ka plotësuar kriteret e duhura, pse ka ndodhur kjo, cili ka qenë problemi dhe cila është zgjedhja”, ka thënë Fatmire Kollçaku, kryetare e Komisionit.

“Kam reaguar dhe e kam anuluar atë komision, sepse atje është një katrahurë dhe secili është kundër tjetrit. Atje është një kaos, një luftë në mes vete e papastër”, tha Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës.

 

 

Anëtarët e Komisionit u interesuan edhe për kontrollin ndaj mënyrës së ndarjes së specializimeve dhe për licencimin e mjekëve të huaj në Kosovë.

Aty u kërkua që të ndryshohet draftin për kujdestarinë, sepse sipas ligjit aktual, kujdestarët paguhen vetëm 25%, ndërsa në disa klinika, që do të thotë se e tejkalojnë shumën e pagesës së lejuar me ligj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...