19.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

20 shqiptarë deportohen nga Anglia, të gjithë do të vuajnë dënimin për krime të ndryshme

Njëzet shtetas shqiptarë që kishin mbërritur në Britaninë e Madhe në rrugë ilegale janë depërtuar drejt vendit tonë pasi janë dënuar nga gjykatat angleze me një total prej 46 vitesh burg.

Mes tyre ishte një person i dënuar me 6 vite burg pasi u ndalua me armë në një ambient publik ndërkohë që gjatë kontrolleve policia zbuloi se ai merrej me trafik droge.

Ndërkohë një tjetër person rezulton i dënuar me 3 vite burg për kultivim droge ndërsa një tjetër është dënuar me 5 vite burg.

Sekretarja e Brendshme në Britaninë e Madhe Priti Patel u shpreh se nuk do të ndalen derisa të zbatohen ligjet e shtetit britanik.

“Këta kriminelë kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të larguar ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu.

Ata janë përgjegjës për vepra të ndryshme, përfshirë furnizimin me drogë e cila ka një efekt shkatërrues te njerëzit, familjet e tyre dhe komunitetet tona”, u shpreh ajo.

Zyra vendore konfirmoi se gjatë vitit të shkuar 1000 shtetas nga Shqipëria janë larguar nga Britania e Madhe duke përfshirë edhe disa që kishin kaluar ilegalisht kanalin anglez.

Muajin e kaluar 243 persona të huaj të kapur në shkelje të ligjit u depërtuan drejt vendeve të tyre me fluturime çarter dhe të planifikuara.

Ndërkohë javën e kaluar një grup shqiptarësh janë larguar nga Britania e Madhe, përfshirë edhe disa persona të dënuar për vepra të dhunshme, përfshirë këtu rrëmbimin, sulmet me thika dhe armë të tjera.

Në fluturimin e një dite më parë, sipas mediave vendase, janë deportuar edhe dy persona të cilët kishin bërë kërkesë për azil por nuk kishin marrë përgjigje pozitive nga autoritetet dhe një i tretë që kishte shkelur afatin e vizës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Vonuan operacionin e vajzës sime”: procedohen dy mjeke, motër e vëlla, pas kallëzimit të...

0
Dy mjeke, motër e vëlla, janë proceduar penalisht pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar, i cili i akuzon për neglizhencë në trajtimin...

“Bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente”: Ferit Hoxha kujton ndërhyrjen e NATO në Kosovë

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përkujtuar përmes një mesazhi publik ndërhyrjen e NATO në Kosovë, duke e cilësuar atë...

“Italianët thanë ‘JO’”: Giorgia Meloni pranon humbjen, opozita feston “një pranverë të re politike”

0
Qytetarët italianë i kanë dhënë një goditje të fortë qeverisë së drejtuar nga Giorgia Meloni, duke rrëzuar në referendum reformën në drejtësi të propozuar...

Horoskopi ditor, e Martë, 24 Mars 2026

0
♈ Dashi Je plot energji dhe gati për të vepruar. Kujdes me vendimet e nxituara, sidomos në çështje personale. ♉ Demi Kërkon qetësi dhe stabilitet. Është moment...

Parashikimi I motit, e Martë, 24 Mars 2026

0
Më 24 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, me kushte të qëndrueshme dhe temperatura të buta në pjesën më të madhe të...