12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“20 vite burg për një telefon” – Historia e Leroy Douglas që tronditi Britaninë

Një rast i pazakontë nga Cardiff po ngjall debat mbi sistemin britanik të drejtësisë. Leroy Douglas, sot 44 vjeç, ndodhet prej dy dekadash pas hekurave për një vjedhje telefoni celular, ndonëse dënimi fillestar i tij ishte vetëm dy vjet e gjysmë.

Në vitin 2005 ai u dënua sipas masës së diskutueshme “Prison for Public Protection” (Burgim për Mbrojtjen e Publikut), e cila lejonte mbajtjen e të burgosurve për një periudhë të pacaktuar, derisa bordi i lirimit të vendoste se ata nuk përbënin më rrezik. Edhe pse kjo masë u shfuqizua në vitin 2012, qindra të burgosur, përfshirë edhe Leroy, vijojnë të vuajnë pasojat e saj.

Familja e tij e përshkruan këtë si një “burgim të përjetshëm”. Babai, Anthony Douglas, 63 vjeç, kujton se i biri ishte një djalë i zakonshëm që bëri zgjedhje të gabuara gjatë rinisë, por kurrsesi nuk e meritonte një ndëshkim kaq drastik.

Leroy ka humbur vajzën e tij 20-vjeçare dhe gjyshërit gjatë këtyre viteve, ndërsa shëndeti i tij mendor është rënduar ndjeshëm. Zhvendosjet e shpeshta mes burgjeve e kanë penguar të përfundojë programet që kërkohen për shqyrtimin e lirimit me kusht.

Avokatë dhe aktivistë e cilësojnë këtë masë si drakoniane dhe të padrejtë, duke kërkuar që të gjithë të dënuarit sipas saj të rishikohen. Së fundmi, një peticion i dorëzuar në Doëning Street kërkoi shfuqizimin retrospektiv të këtyre vendimeve, duke e rikthyer rastin e Douglas në qendër të vëmendjes publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji kritikon Berishën pas mbledhjes së Kryesisë së PD: Mos imitoni modelin e Ramës

0
Ish-deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Ervin Salianji, ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së ku u vendos ngritja e një grupi pune...

Berisha thirrje për “kryengritje paqësore” kundër Ramës: Opozita të mobilizohet

0
Në mbledhjen e Kryesisë së Partia Demokratike e Shqipërisë, kryetari i saj Sali Berisha bëri thirrje për “kryengritje paqësore të shqiptarëve deri në përmbysjen”...

Çmimi i naftës kalon 105 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin...

0
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rritje të fortë, duke kaluar mbi 105 dollarë për fuçi, ndërsa konflikti në Lindja e...

Bruno Fernandes arrin shifrën historike me Manchester United

0
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ishte protagonist në fitoren ndaj Aston Villa, duke krijuar dy golat e parë të skuadrës së tij. Mesfushori portugez...

Vrasja në Gjakovë, viktima xhaxhai i ish-finalistes së BBVK, Elijona Binakaj

0
Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, rezulton të jetë xhaxhai i ish-finalistes së Big...