10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

20-vjeçaria që pretendonte të ishte Klea Rama mashtronte nxënësit për mundësi studimi në SHBA

Vetëm 20 vjeç, Ermes Hoxhalli kishte orkestruar një plan mashtrimi që përfshinte Ministrinë e Arsimit, shkollat dhe qindra maturantë në Shqipëri. Ai kishte krijuar një profil fals në rrjetet sociale duke pretenduar se ishte Klea Rama, dhe ofronte mundësi studimi në SHBA, duke mbledhur të dhënat personale të nxënësve dhe familjeve të tyre.

Një 18-vjeçar, i cili ra pre e këtij mashtrimi, ndau përvojën e tij në një intervistë televizive. Ai tregoi se projekti ishte prezantuar në shtator 2023 përmes drejtorisë së shkollës dhe ishte paraqitur si një mundësi studimi në SHBA nga Ministria e Arsimit. Sipas tij, Klea Rama dhe koordinuesit e shkollës hapën një grup në WhatsApp dhe nisën një thirrje për propozime për projekte që do të merrnin financim nga Shtëpia e Bardhë dhe fonacione të tjera amerikane.

Na u tha se 3 shkolla do të shpalleshin fituese dhe do të merrnin financim nga SHBA. Pjesëmarrësit ishim vetëm maturantë dhe ishim të angazhuar shumë në këtë projekt. Finalistët dolën 24 nxënës dhe na u kërkuan të dhënat personale të tanë dhe të prindërve,” tha 18-vjeçari.

Mashtrimi u zbuluar vetëm pas një reagimi nga Ambasada e SHBA-së, e cila e mohoi ekzistencën e këtij programi. Pavarësisht kësaj, Klea Rama vazhdoi të manipulojë duke pretenduar se nuk ishte mashtrim, dhe më pas u zhduk nga rrjetet sociale. Nxënësi shtoi se e njihte mashtruesin nga rrjetet sociale, por nuk kishte ditur se ishte ai që qëndronte pas profilit të falsifikueshëm.

U mërzitëm edhe me Ministrinë e Arsimit që nuk e verifikoi këtë projekt. Klea u zhduk dhe nuk morëm më asnjë informacion ose përgjigje nga shkolla. E dija se kush ishte, por nuk e dija se ishte ai pas Kleas,” përfundoi 18-vjeçari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...