11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

24 pasi anulloi turneun, Celine Dion shet rezidencën luksoze me vlerën 30 milionë dollarë

Vetëm njëzet e katër orë përpara se Celine Dion të anulonte turneun e saj botëror për arsye shëndetësore, këngëtarja shiti në heshtje një rezidencë luksoze në Las Vegas për 30 milionë dollarë.

Sipas faqes së internetit “Dirt”, prona në fjalë ndodhet në një kompleks luksoz prej 555 hektarësh në Las Vegas, që ka katër dhoma gjumi dhe 12 banja. Ai e bleu në fund të vitit 2017 për shumën 9.2 milionë euro dhe nuk ka jetuar kurrë në të.

Sipas publikimit, blerësi thuhet se është Chuck Esherman, themelues dhe CEO i një prej firmave më të mëdha të kapitalit privat dhe gruaja e tij Yvette. Këngëtarja e famshme, e cila vitin e kaluar njoftoi se vuan nga Sindroma e Personit të ngurtë (SPS), një sëmundje e rrallë neurologjike, zotëron disa shtëpi në mbarë botën, si në Florida, Kanada dhe Paris.

Vitet e fundit ajo jeton me tre djemtë e saj në një rezidencë mbresëlënëse që e bleu në vitin 2003, në qytetin Henderson, Las Vegas. Gjendja shëndetësore e Celine Dion ka shkaktuar shqetësim pas anulimin të turneut të saj botëror. Në dhjetor ajo kishte njoftuar tashmë se kishte anuluar disa data të turneut të saj evropian.

Ajo postoi një foto të datave të turneut të anuluar dhe tha: “Me zhgënjim të madh duhet të njoftojmë sot anulimin e turneut botëror. Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Po punoj shumë për të rikthyer forcën time, por turneu mund të jetë vërtet i vështirë edhe kur nuk jeni në 100% të formës tuaj. Nuk është e drejtë për ju djema të vazhdoni të shtyni koncertet, dhe megjithëse më thyen zemrën. Dua që të gjithë ta dini se nuk po dorëzohem… dhe mezi pres t’ju shoh përsëri!’.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...