5.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

25-vjeçari Italian vret me armë prindërit, kishin sherre të shumta për paratë

Një 25-vjeçar italian ka qëlluar me armë babanë dhe nënën e tij duke i vrarë, dhe më pas është dorëzuar në komisariat.

I riu, Diego Gugole, rrëfeu më vonë vrasjen, duke i treguar oficerëve të policisë shtëpinë e familjes së tij, në Chiampo (Vicenza), ku u gjetën trupat e pajetë të babait të tij, Sergio Gugole, dhe nënës së tij, Lorenza Zanin. I riu tani akuzohet për vrasje të rëndë me paramendim. Motivi do të lidhej me çështjet ekonomike.

Ai synonte paratë e familjes – 25-vjeçari, i cili tashmë ndodhet në burgun e Viçenzës, kishte marrë armën në mënyrë të paligjshme. Fillimisht Gugole bëri deklarata spontane dhe më pas pranoi autorësinë e krimit. Sipas prokurorit të Viçenzës ai e kishte planifikuar krimin për të paktën një muaj. Magjistratët mendojnë se i riu synonte paratë e familjes, 800 mijë euro cash dhe letra me vlerë.

Sherre të shpeshta në shtëpi për para – Para se të dorëzohej, 25-vjeçari doli nga shtëpia dhe endej për orë të tëra në makinën e tij. Kohët e fundit grindjet familjare ishin të shpeshta, pikërisht për shkak se i riu kërkonte vazhdimisht para nga prindërit. Në pritje të autopsisë, mjekja ligjore duhet të kryejë kontrollet e para të jashtme të kufomave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë: Arrestohen dy agjentë imobiliarë për mashtrim me blerje apartamentesh

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, duke arrestuar dy shtetas, bashkëjetues, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve në emër...

Greqi: Sekuestrohen rreth 75 kg kanabis pranë kufirit me Shqipërinë, një shqiptar në pranga

0
Policia greke në Rajo të Igumenicës ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis gjatë një kontrolli të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër me...

Tiranë: Arrestohen 4 persona për trafik armësh në operacionin “Lockdown”

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown” pas një hetimi dy mujor, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje...

Limi largohet nga Big Brother VIP Kosova: “ Stitchi gjithmonë zgjedh veten”

0
Banori Limi ka njoftuar largimin nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar përvojën brenda shtëpisë si “të paharrueshme”. Ai tregoi se...

Berisha konfirmon: Protesta e 10 shkurtit do të fokusohet vetëm në Tiranë

0
Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke bërë të qartë se...