Sot shënohet përvjetori i 28-të i daljes së parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një moment historik që lidhet ngushtë me Ditën e Flamurit. Më 28 nëntor 1997, në Llaushë të Skenderajt, UÇK-ja bëri publik aktivitetin e saj për herë të parë, pas vrasjes tragjike të mësuesit Halit Geci nga forcat serbe dy ditë më parë.
Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi ishin të parët që u shfaqën publikisht si ushtarë të UÇK-së gjatë varrimit të Gecit, duke shënuar fillimin e prezencës publike të organizatës.
Deklarata zyrtare për daljen publike u përgatit nga vetë ushtarët e UÇK-së dhe që atëherë ky moment mbahet si një pikë kthese në historinë e lëvizjes çlirimtare të Kosovës.






