10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

3 gjërat që duhet të bësh patjetër 20 minuta para se të flesh gjum

Ne shpenzojmë rreth një të tretën e jetës sonë në gjumë, por shumë njerëz ankohen vazhdimisht se nuk bëjnë gjumë të mirë. Nëse ke kohë që vuan nga pagjumësia, nga një gjumë i çrregullt apo zgjohesh shpeshherë natën, provo më shumë aktivitet fizik gjatë ditës, ul nivelin e alkoolit dhe kafeinës disa orë para gjumit. Nëse i ke bërë të gjitha këto dhe akoma ke probleme me gjumin, këtu janë tri gjëra që do të të ndihmojnë të qetësosh trupin dhe ta përgatitësh për gjumë.

Fuqia e ujit: 20 minuta para se të shtrihesh, uli dritat e banjës, vendos një muzikë relaksi në smartphone dhe bëj një dush të ngrohtë. Muskujt do të çlirohen nga uji, ndërsa avujt do të pastrojnë sinuset, të cilat janë thelbësore për të krijuar simptomat e alergjisë që të pengojnë të bësh gjumë të qetë gjatë natës. Kjo është gjithashtu një mënyrë e mirë për të pastruar mikrobet, të cilat gjithashtu të pengojnë të bësh gjumë të qetë.

Lamtumirë dhimbjeve: 10 minuta pasi ke bërë një dush të ngrohtë, vish pizhamet dhe për 5 minuta bëj disa ushtrime të thjeshta për të qetësuar dhe lehtësuar trupin nga çdo lloj dhimbje. Dhimbja e shpinës është e zakonshme për shumë njerëz, kështu që nëse të pengon, bëj disa lëvizje të thjeshta yoga. Nëse ke dhimbje qafe apo supesh, bëj disa ushtrime stretching. Një mesazh i lehtë mund të ndihmojë shtensionimin e muskujve. Edhe një peshqir i lagur me ujë të nxehtë mund të të ndihmojë të çlirohesh nga ndonjë dhimbje apo bllokim i muskujve gjatë ditës.

Çlodhu: Tani shko në shtrat, jo si e sakatuar. Merr një libër dhe fillo të lexosh derisa gjumi të të rëndojë mbi qepalla. Këshillohet të lexosh një libër të vërtetë, jo në laptop apo iPad, sepse drita do ta ngacmojë trurin për t’u zgjuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...