Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz pasi ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, pas mesnatës, në një rrugë. Sipas raportit, i dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe më pas ka hedhur armën në një lumë në Laknas.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar. Policia ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar personin, i cili po mbahet në qeli për veprime të paligjshme me armë.