6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

35-vjeçari i cili burgosi familjen e tij në shtëpi, dërgohet në Spital Psikiatrik

Gjykata e Tiranës ka vendosur shtrimin e përkohshëm në spital psikiatrik për Jetnor Zh., 35-vjeçarin që kontrollonte familjen e tij me kamera, duke i mbajtur ata në izolim për një kohë të gjatë. Ekspertiza mjekësore ka përcaktuar se ai ka qenë i papërgjegjshëm në veprimet e tij.

Jetnor Zh. kishte ndërmarrë masa ekstreme, duke mbajtur të afërmit e tij të izoluar nga bota jashtë, duke përdorur kamera për të monitoruar çdo hap të tyre në banesë dhe edhe në tualet. Fqinjët denoncuan situatën, duke shprehur habinë për monitorimin e shpeshtë me kamera në shtëpinë e tyre.

Gjykata ka marrë vendimin e shtrimit të përkohshëm në spital psikiatrik, duke marrë parasysh rezultatin e ekspertizës mjekësore që dëshmon paaftësinë mendor të Jetnor Zh. Problemet me shëndetin mendor filluan të shfaqen kur ai njoftoi se dëgjonte zëra të ndryshëm dhe i ndiente si rrezik për familjen e tij. Dyshohet se ka pasur edhe raste të dhunës brenda familjes, megjithatë, bashkëshortja e tij nuk kishte denoncuar atë për shkak se e donte.

Në familje, situata ishte shumë e tensionuar dhe e ndërlikuar, pasi bashkëshortja kishte tentuar vetëvrasjen disa herë dhe kishte lënë letra lamtumire për familjarët, duke kërkuar falje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...