4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

40 vite diferencë, këngëtarja botërore Cher rikthehet me ish të dashurin

Këngëtarja e njohur Cher dhe Alexander ‘AE’ Edwards i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, pas më shumë se gjashtë muajsh romancë. Disa kohë më parë thuhej se dyshja e njohur ishin fejuar por burimet zbuluan se kjo gjë nuk ishte e vërtetë. Ndërkaq, së fundmi këngëtarja legjendare dhe muzikanti 37-vjeçar janë parë duke darkuar në “Funke” të Beverly Hills.

Sipas një burimi të afërt dyshja nuk e kanë humbur kurrë kontaktin me njëri-tjetrin. Gjatë gjithë mbrëmjes, ish-çifti nuk mund t’i mbanin sytë larg nga njëri-tjetrit dhe as buzëqeshjen nga fytyrat. Ylli i “The Witches of Eastwick” dhe Edwards u bashkuan për herë të parë në nëntor të vitit 2022. Rikujtojmë, se së fundmi Cher ka ftuar fansat e saj të kalojnë Krishtlindjet me të.

77-vjeçarja po përgatitet të publikojë albumin e saj të parë të Krishtlindjeve, “Cher Christmas” dhe e njoftoi projektin në Instagram duke postuar një foto të kopertinës dhe duke ftuar fansat e saj të festojnë me të. “Do t’i kaloni Krishtlindjet me mua?”-ka shkruar Cher në postimin e saj. Ndërkaq, albumi është i disponueshëm për para-porosi dhe Cher është me të vërtetë shumë e emocionuar për këtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...