17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

400 mercenarë rusë dërgohen nga Afrika për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky

Më shumë se 400 mercenarë rusë janë dërguar nga Afrika për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, u zbulua mbrëmjen e djeshme.

Një milici private e njohur si Grupi Wagner dyshohet se ka urdhra nga Vladimir Putin për të hequr qafe Zelensky – dhe 23 figura të tjera qeveritare – për të lejuar Moskën të marrë përsipër fqinjin e saj në Evropën Lindore.

Sipas Times, ushtria me mercenarë drejtohej nga oligarku Yevgeny Prigozhin – një aleat i ngushtë i presidentit rus, i cili shpesh quhet “kuzhinieri i Putinit”. Ata kanë udhëtuar rreth 5 javë më parë në Ukrainë dhe i është ofruar një shumë e madhe parash, për të realizuar misionin.

Operativët shumë të trajnuar thuhet se presin dritën jeshile nga Kremlini, për të eleminuar listën me zyrtarë, përfshin gjithashtu kryeministrin e Ukrainës, të gjithë kabinetin, kryetarin e bashkisë së Kievit Vitali Klitschko dhe vëllain e tij Wladimir – të dy kampionë boksi që janë bërë figura ikonike në vijën e parë të kryeqytetit.

Megjithatë, planet u prishën pasi arritën në nivelet e larta të qeverisë ukrainase të shtunën në mëngjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...