12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Divjakë/ 47-vjeçari spanjoll humb jetën, dyshohet për vetëvrasje me thikë

Një 47-vjeçar spanjoll i quajtur Franciso Cervilla ka humbur jetën, pasi duke bërë dush dyshohet se ka dëmtuar veten me thikë. Ngjarja ka ndodhur në një hotel në fshatin Karavasta. Shoku i tij i dhomës, spanjolli 41-vjeçar me inicialet O.V është shoqëruar në polici ku ka deklaruar informacionet e para në lidhje me ngjarjen. Janë duke u bërë hetime për t’u parë nëse do ketë qenë vetëvrasje ose jo. Franciso Cervilla punonte në një firmë ku montoheshin paisje në sera, që prej 1 muaji bashkë me shtetasin tjeter spanjoll O.V.

Priten informacione të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Divjakë/Informacion paraprak

Në fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...