Librazhd, 18 shkurt 2026 – Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin Librazhd Katund, në bashkinë e Librazhdit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasi me inicialet S. H. dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë dhe për pasojë është mbytur.
Burime zyrtare bëjnë me dije se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa pasditen e djeshme, ndërsa familjarët kanë deklaruar se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Në njoftimin e policisë thuhet:
“Më datë 18.02.2026, në fshatin Katund, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. H., 49 vjeç. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur. Nga deklarimet e familjarëve, shtetasi S. H. ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.






