10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

5 vjetori i reformës në drejtësi, ambasadorja Yuri Kim jep mesazhe të forta: “Do jemi me ju deri në fund, është koha për ju ta hapni një epokë të re në Shqipëri”

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë të tjera deklarata të forta, në një takim në kuadër të 5-vjetorit të Reformës një Drejtësi.

Ambasadorja amerikane u shpreh u shpreh se shumë kanë dashur ta bllokojnë reformën në drejtësi, por tashmë ajo po jep rezultatet e para të saj.

Ambasadorja Kim e vuri theksin tek domosdoshmëria që ka besimi i qytetarëve shqiptarë tek një sistem i pavarur drejtësie.

Ndryshimi që duhet të vijë në vitet në vijim, siç tha Kim, varet edhe nga aktorët politikë, të cilët duhet të bëjnë që shqiptarët të kenë besim se do të ketë drejtësi në institucionet përkatëse.

“5 vite më parë Shqipëria miratoi ndryshimet kushtetuese ligjore për Reformën në Drejtësi. Në sondazhe, shqiptarët mbështetën Reformën në Drejtësi gjë që dëshmoi, sesa shqiptarët e zakonshme dëshironin një ndryshim thelbësor të ndryshimeve në Drejtësi. Reforma nuk ka qenë e lehtë, por tani jemi duke para rezultatet e para. Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. Sikurse kemi parë SPAK dhe BKH janë funksionale dhe janë duke dhënë rezultate.

Vettingu i fuqishëm ka shkulur nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë dhe prokuror shumë të korruptuar. Ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Asnjë, pavarësisht sa i fuqishëm mendoni se jeni nuk mund të jetë mbi ligjin. Është shpresë e Shqipërisë dhe popullit shqiptar që të sigurohen që Reforma në Drejtësi të bëhet siç duhet dhe të thyhet cikli i pandëshkueshmërisë.

Ka pasur luftë kundër korrupsionit, janë rrëzuar gjykatës të korruptuar, po tregohet që ligji është i barabartë për të gjithë si për të mëdhenjtë e për të vegjëlit, askush s’ka rëndësi se sa i fuqishëm mund të mendojë se është, askush s’është mbi ligjin.

Varet nga sistemi i drejtësisë, nga ju, për të treguar nëse kjo është e do jetë e vërtetë. Kjo është shpresa e të gjithë shqitarëve për të siguruar që ne ta bëjmë reformën në drejtësi si duhet e të japim shpresë për brezat e ardhshëm.

Disa nuk kanë dashur që kjo të ndodhë, shumë kanë dashur që kjo të ndodhë
shumë do vazhdojnë të shpresojnë e veprojnë e të ndalojnë korrupsionin, është detyra e kujtdo në këtë tavolinë por mbi të gjitha është detyra e shqitarëve në këtë tavolinë dhe jo të huajve që të konfirmojnë më shumë detyrë dhe të ezkekutojnë detyrën që shqiptarët të besojnë te ju.Është koha për ju ta hapni një epokë të re në Shqipëri, të krijoni një sistem ku shqiptarët të kenë besim, ku të kërkohet drejtësi.

Do jemi me ju deri në fund. Mbështetja e SHBA ka filluar me administratën e Obamës, Trump dhe në administratë e Biden kjo mbështetje do të fuqizohet. Ka ardhur koha, është një kohë e mirë shumë gjëra janë arritur. Është një kohë e mirë të vlerësojmë ku jemi dhe çfarë kemi bërë. Të përmirësohemi që t’ja dilni mbajnë në emër të popullit tuaj. Në mënyrë që të ketë ndryshim të vërtetë ju përket ju që jeni pjesë e sistemit të drejtësisë.’- u shpreh ambasadorja Kim.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...