10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

51-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe kontrabandë kërcënon me granatë në dorë, punonjësit e Policisë

Momente paniku kanë qenë ato të kontrollit policor në një banesë në Gjirokastër, kur një 51-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje dhe kontrabandë ka kërcënuar me granatë në dorë, punonjësit e Policisë.

Sipas policisë, 51-vjeçari nuk ka dashur të lejojë policinë të kontrollojnë banesën e tij.

Me granatë në dorë dhe duke kërcënuar policët, ai ka tentuar të largohej, por shërbimet e Policisë gjatë ndjekjes e neutralizuan dhe e prangosën 51-vjeçarin.

Gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën dhe një armë zjarri kallashnikov me një krehër me fishekë luftarakë.

Njoftimi i policisë

Kërcënoi me granatë në dorë, punonjësit e Policisë, me qëllim moslejimin e kontrollit të banesës dhe më pas tentoi të largohej, por falë ndërhyrjes profesionale, shërbimet e Policisë gjatë ndjekjes neutralizuan dhe prangosën 51-vjeçarin.
51-vjeçari i dënuar më parë për vrasje dhe kontrabandë.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe një armë zjarri kallashnikov me një krehër me fishekë luftarakë.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën për të ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të dyshuar.
Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar pranë banesës së tij, shtetasi A. I. ka marrë një granatë difensive me vete dhe ka tentuar të largohet duke kërcënuar punonjësit e Policisë që të mos e ndiqnin, pasi do t’i qëllonte.
Shërbimet e Policisë, nisur nga rrezikshmëria që paraqiste ky person, kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe falë veprimeve dhe ndërhyrjes profesionale kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e këtij shtetasi, i cili mbante me vete një granatë difensive të montuar me ndezës universal.
Gjithashtu, si rezultat i kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 19 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Skandal te Flamurtari, kapiteni Trashi përjashtohet pas humbjes me Bylisin

0
Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka marrë një vendim të papritur dhe drastik, duke përjashtuar përfundimisht nga ekipi kapitenin Lorenc Trashi. Vendimi erdhi pas...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 21 Mars 2026

0
Dashi Dita ju sjell energji të fortë dhe vendosmëri për të marrë iniciativa. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni durim...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 21 Mars 2026

0
Më 21 mars 2026, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me disa vranësira të shpërndara gjatë ditës, veçanërisht në veri dhe në zonat...

Ekuinoksi i Pranverës sjell energji të re për tre shenja të horoskopit

0
Ekuinoksi i pranverës, që këtë vit ndodh të premten, më 20 mars, shënon ditën e parë të pranverës dhe rikthimin e energjive pozitive. Ky...

Forcat izraelite:” Irani ka sulmuar bazat amerikano-izraelite në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt”

0
Komandanti i marinës së Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Alireza Tangsiri, ka deklaruar se forcat iraniane kanë goditur dy baza ajrore në Emiratet...