17.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Tiranë/57 vjeçari tenton të vrasë me çifte gruan e tij, ja si u ‘kap mat’ nga policia

Ditën e sotme policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje që mund të përfundonte në tragjedi. Një 57 vjeçar ka tentuar të vrasë gruan e tij me çifte, ndërsa mësohet se ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj saj. Sipas policisë, ai është kapur teksae kanoste bashkëshorten me armën e gjahut dhe ka bërë rezistencë ndaj efektivëve të cilët e shoqëruan më pas në komisariat.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale në familje.
Vihet në pranga 57-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi atë me armë gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit se në rrugën “Sabaudin Gabrani”, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e kishte kërcënuar me armë gjahu, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. D., 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me armë gjahu (çifte). Në momentin që kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ky shtetas, ka kanosur me çifte, për shkak të detyrës, edhe punonjësit e Policisë. Pas neutralizimit të tij, 57-vjeçari nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në komisariat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte).
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...