10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

62-vjeçari shqiptar mbetet në burg , vrau bashkëatdhetarin me çelës

Albert Habipaj, 62-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, Nikolin Nikës, ka mbetur në burg pas vendimit të gjykatës në Itali. Nikolin Nika, i cili mbante tri plagë në qafë, humbi jetën pas një hemorragjie të rëndë, ku njëra prej plagëve ishte aq e thellë sa shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, arma e ftohtë e përdorur në ngjarje, ende nuk është gjetur. Fillimisht, u dyshua për përdorimin e një thike, por një dëshmitar ka deklaruar se autori mbante një çelës, duke shtuar kështu dyshimet që ky objekt mund të jetë arma e vrasjes. Hetuesit janë duke shqyrtuar këtë hipotezë.

Albert Habipaj është marrë në pyetje nga gjyqtari pas arrestimit dhe ka përsëritur versionin e tij, duke shpjeguar se kishte pasur një debat me Nikolin Nikën, i cili përfundoi në një përplasje fizike. Ai ka theksuar se, kur u largua nga vendi i ngjarjes, e la Nikolin gjallë. Sipas Habipajt, ai ka vepruar për t’u mbrojtur. Pas përfundimit të marrjes në pyetje, gjyqtari ka konfirmuar masën e sigurisë, duke e lënë Habipajn në burg për të vazhduar hetimet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...