12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“7 masat e paketës së rezistencës sociale”, kshu e nis kryeministri ditën e sotme

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë me një postim në rrjetet sociale, për pakten e Rezistencës që shpalli pak ditë më parë, si një masë për të mbrojtur shtresat në nevojë, nga rritja e çmimeve.

Rama shprehet se kjo qeveri e ka treguar se nuk i lë kurrë vetëm, ata që kanë nevojë për mbrojtje.

“MIRËMËNGJES, dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin”,shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Në fakt shumë eskpertë të ekonomisë thonë se masat e prezantuara nga Rama, ishin parashikuar në buxhetin e 2022-shit, dhe në fakt shpallja e tyre si paketë, thjesht ka përshpejtuar në kohë hyrjen në fuqi të tyre.

Masat u prezantuan si një shenjë reagimi në lidhje me protestat që kanë nisur në të gjithë vendin, fillimisht kundër rritjes së çmimit të naftës, dhe më pas të të gjitha çmimeve të tjera, përfshirë të produkteve të shportës.

Edhe sot në orën 17:00 është thirrur një protestë përpara kryeministrisë, ditë e cila përkon dhe me koncertin e Malumës, pak metra më tutje, kostoja e të cilit përllogaritet 600 mijë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...