10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

726 të rinj marrin pjesë në fazën e dytë të konkurrimit për Patrullë të Përgjithshme në Policinë e Shtetit

726 të rinj morën pjesë në fazën e dytë të konkurrimit për Patrullë të Përgjithshme në Policinë e Shtetit.

Shkalla e dytë e konkurrimit ka të bëjë me testin fizik, e cila vijon prej 3 ditësh.

Policia e Shtetit njofton se procesi po monitorohet nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Vijon faza e dytë e konkurrimit, testimi fizik, për Patrullë të Përgjithshme. 726 aplikantët që kaluan fazën e parë të konkurrimit, proces transparent dhe i monitoruar, u bënë pjesë e fazës së dytë të konkurrimit, testimit fizik, për Patrullë të Përgjithshme.   

Prej 3 ditësh vijon testimi fizik, i cili zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA”, në Yzberisht.  

Procesi monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe SHÇBA në Ministrinë e Brendshme.

Këtë vit konstatohet  një rritje e  interesimit  të aplikantëve  me nivel më të lartë të shkollimit dhe të pergatitjes fizike, një gjeneratë më profesionale e me performancë më të lartë  në sytë e qytetarëve .

Policia e Shtetit do të vijojë të rrisë kapacitetet  profesionale, duke bërë pjesë të saj të reja e të rinj të shkolluar dhe të aftë fizikisht, me qëllim arritjen e standardeve të policive euroatlantike.

Policia e Shtetit inkurajon të rejat e të rinjtë që të aplikojnë sa herë që Policia hap testime, pasi kontributi i tyre është i domosdoshëm në rritjen e performancës së Policisë së Shtetit dhe të  cilësisë së shërbimit për qytetarët.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...