‘Maestron’ose tenorin Armaldo Kllogjeri e shohim edhe si kërcimtar dhe konkurrent për të fituar sfidën e kërcimit në formatin “Dancing with the stars”.
Deri më tani ish-banori i Big Brother ka pasur performanca mjaft të mira ku është vlerësuar mirë nga juria.
E teksa provat e formatit kërkojnë impenjim total dhe përqendrim maksimal, balerina e cila e ndihmon Maestron duket se ka zbuluar mënyrën për ta bërë Maestron të duket i përqendruar dhe i sertë, qëndrim ky që i nevojitet koreografisë që dyshja po përgatisnin.
Por situata ka dal pak jashtë kontrolli pasi Kllogjeri ka reaguar mjaftë ashpër ndaj balerinës e cila i ka përmendur Luiz Ejllin me të cilin Maestro cilësohet si kundërshtarë.
“Përqendrohu, më shiko me nerva bëj sikur ke dikë që nuk të pëlqen para, mendo sikur po shikon Luizin”– i dertohet ajo.
Por deklarata e cila e ka acaruar Armaldon ishte ajo kur balerina shprehej kështu:
“Big Brotheri ka mbaruar po fillon tjetri ai akoma vazhdon është i dashuruar por nuk e pranon me një individ aty që fitoi. .
Tenori duket se nuk e ka pritur shumë mirë ‘shakanë’ që balerina bëri duke iu drejtuar ashpër:
Kush je ti që flet për mua njëherë, çfarë shakash janë këto në sy të publikut.
Po ik leje fare me gjithë balet e me gjithë lesh.
Të dalësh të thuash ato fjalë është fundi i botës më kupton.