782 kubikë me kanabis janë zbuluar në fshatin Mafsheq në Krujë.
Sera me kanabis, e mbuluar me plastmas ishte improvizuar në mes të pyllit, brenda së cilës ishin vendosur kubikët e mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje.
Kubikët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia e Krujës dhe e Durrësi po vijojë hetimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e rrethit, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.