8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 25, 2026
spot_img

82-vjeçari gjendet pa jetë në Klos, dyshohet se rrëshqiti nga shkëmbi

Një 82-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të mërkure në Klos.

Sipas Policisë, i moshuari, me inicialet E. M., ishte shpallur i zhdukur nga familjarët prej disa ditësh, ndërsa trupi i tij u gjet sot poshtë një shkëmbi, pas kërkimeve në terren.

Nga veprimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht nga shkëmbi dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vijim të informacionit të dhënë për largimin nga banesa të shtetasit E. M., 82 vjeç, banues në Klos, ju bëjmë me dije se:
Pas kërkimeve në terren, u bë e mundur gjetja e tij, fatkeqësisht pa shenja jete.
Nga veprimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe për pasojë ka humbur jetën
”, – thuhet në njoftimin zyrtar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjermania planifikon taksë mbi pijet me sheqer dhe kufizim të energjikeve për të rinjtë...

0
Gjermania po ndërmerr një nismë ligjore për vendosjen e taksës mbi pijet që përmbajnë sheqer, si dhe për kufizimin e përdorimit të pijeve energjike...

“Homeland Justice”: “Kemi hakuar Postën Shqiptare, posedojmë të gjitha të dhënat”

0
Një tjetër sulm kibernetik është raportuar ndaj institucioneve shtetërore në Shqipëri, ku pas ndërhyrjes në faqen e Kuvendi i Shqipërisë, grupi Homeland Justice pretendon...

Pjekuria nuk vjen në 18 vjeç/ Studimet: Truri vazhdon të zhvillohet deri në të...

0
Shumë njerëz e lidhin të qenit i rritur me moshën 18 vjeç, kur ligjërisht fitohet statusi i adultit. Megjithatë, studimet e fundit në fushën...

Ndryshim në Ujësjellësin e Vlorës/ Klevis Kaso merr drejtimin e institucionit

0
Klevis Kaso është emëruar në krye të institucionit të Ujësjellësit në Vlorë, duke marrë një nga pozicionet kyçe në administrimin e shërbimeve publike në...

Kujdesi për gojën/ Aloe vera si ndihmë natyrale për mishrat e dhëmbëve

0
Pjesa e gojës është ndër më delikatet dhe më të ndjeshmet për shëndetin e përditshëm, ndërsa problemet me mishrat e dhëmbëve shpesh shoqërohen me...