14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Blerina Bala zgjidhet Kryetare e Himarës me 15 Vota Pro: Ftesë për bashkëpunim për sezonin veror

Me 15 vota pro nënkryetarja Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën deri në zgjedhjet e ardhshme.Në një reagim me shkrim ajo bëri ftesë për bashkëpunim për të mirë të Himarës në prag të këtij sezoni veror.

“Se pari, lejoni të bëj një falënderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim, fokusi i bashkisë Himarë do të jetë e përqendruar në punë me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndërgjegjshme se asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që mes aktorësh vertikalë dhe horizontalë të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë dhe mbështetje sa më të madhe. Ju faleminderit.”

Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro. Konkretisht Bala mori 9 vota e këshilltarëve të PS, 1 PSD, 1 Mega, 1 LZHK, 1 PD, 1 Rithemelimi, 1 Partia e Lirisë. 4 anëtarë të këshillit nuk votuan, mes tyre edhe bashkëshorti i Blerina Balës, i cili është këshilltar i Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...