10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

90-vjetori i lindjes së Dritëro Agollit/ Balla: “Dritëroi ka qenë një zë shumë i rëndësishëm përgjatë proceseve demokratike si një mendimtar politik”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në Konferencën Shkencore: “Migjeni dhe Dritëroi, dy shkrimtarë me vështrim nga e ardhmja” e cila u organizua nga Akademia e Shkencave në përkujtim të 90-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit dhe 110-vjetorin e lindjes së Migjenit.

Në këtë konferencë po botohen për herë të parë Tema e Diplomës së Dritëroit mbi skicat dhe tregimet e Migjenit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shpreh mirënjohjen për Akademinë e Shkencave për organizimin e kësaj konference në këtë përvjetor.

Postimi i plotë:

Nderojmë sot 90-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit si dhe 110-vjetorin e lindjes së Migjenit!
Mirënjohje Akademisë së Shkencave për organizimin e Konferencës shkencore në këtë përvjetor, duke botuar për herë të parë edhe Temën e Diplomës së Dritëroit mbi skicat dhe tregimet e Migjenit.

“Kohë më vonë e ndofta më shumë,

Kur të ketë bleruar një dardhë
Dhe kur lumi në prill të zbresë me shkumë,
Unë e di, do vij me kalin e bardhë,
Para jush do shfaqem,-që s’patet fat të më njihni,
Se disa nga ju vërtet u lindën më vonë
Dhe të tjerët mbase s’e dinin
Që mes tyre jetoja diku në një dhomë”. #DritëroAgolli

Shumë prej nesh e njohin si prozator, publicist, eseist, mendimtar, kritik por Dritëroi ka qenë edhe një zë shumë i rëndësishëm përgjatë proceseve demokratike si një mendimtar politik, me një kontribut të pazëvendësueshëm në fillimet e Partisë Socialiste.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...