14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Arrestohet në Itali një shqiptar duke festuar vitin e ri, i dënuar me 7.6 vite burg për grabitje

Një shqiptar 40-vjeçar, i dënuar me 7.6 vite burgim për grabitje, është arrestuar nga policia italiane vetëm pak orë pas festimeve të ndërrimit të viteve. Ai u ndalua në një hotel në Ponte Arche, ku po festonte me familjen e tij.

Sipas autoriteteve italiane, i arrestuari ishte pjesë e një grupi kriminal prej 4 personash, të cilët, në periudhën 2019-2020, kryen dhjetëra grabitje banesash në provinca të ndryshme të Italisë së Veriut.

Në korrik të vitit 2023, Prokuroria Publike e Aleksandrisë kishte lëshuar një urdhër ndalimi ndërkombëtar për shqiptarin. Pas informacioneve të marra nga policia italiane se personi i kërkuar ndodhej në zonën Val Rendena, forcat policore ndërmorën një aksion të shpejtë dhe e lokalizuan atë në një hotel në Pinzolo.

Pasi krahasuan të dhënat fizike dhe gjurmët e gishtave, autoritetet konfirmuan identitetin e tij dhe e shoqëruan drejt burgut të Trentos, ku do të vuajë dënimin.

Gjatë kontrollit në dhomën e tij të hotelit, policia gjeti gjithashtu rreth 2 gram hashash, të fshehura në një qese plastike në dhomën e gjumit. Për këtë arsye, ndaj tij pritet të ngrihet edhe një akuzë shtesë për posedim të lëndëve narkotike.

Aktualisht, shqiptari ndodhet në paraburgim dhe autoritetet italiane po vijojnë hetimet për përfshirjen e tij në veprimtari të tjera kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...