14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Adriatik Lapaj bën thirrje për bashkim të forcave opozitare: “Lëreni egon mënjanë, t’i japim shqiptarëve një alternativë të re”

 

Aktivisti dhe politikani Adriatik Lapaj ka bërë një thirrje të fortë publike për bashkim të forcave opozitare kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai iu drejtua figurave të njohura të politikës si Arlind Qorri, Agron Shehaj dhe Endri Shabani, duke i ftuar të lënë mënjanë interesat personale dhe të krijojnë një front të përbashkët për ndryshimin e vendit.

U bëj thirrje të rinjve dhe të gjithë atyre që duan një ndryshim të vërtetë: Ejani të bashkohemi, ejani t’i çajmë dhe shpartallojmë! Lëreni egon mënjanë dhe t’i japim mundësinë shqiptarëve të çlirohen nga kjo bandë që po i mban peng,” deklaroi Lapaj në një mesazh të drejtpërdrejtë.

Kjo thirrje vjen në një moment kritik për opozitën shqiptare, e cila duket ende e përçarë përballë mazhorancës socialiste. Deri tani, asnjë nga figurat e përmendura nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj kësaj thirrjeje. Si Arlind Qori ashtu edhe Agron Shehaj kanë deklaruar më herët synimin e tyre për të garuar të vetëm në zgjedhje, duke lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimeve vetëm në kushte specifike.

Megjithatë, apeli i Lapajt mbart një ton emocional dhe urgjent, duke shpresuar që ai të shërbejë si një sinjal për reflektim dhe bashkim të forcave opozitare për të ofruar një alternativë të besueshme për qytetarët shqiptarë. Mbetet për t’u parë nëse kjo thirrje do të sjellë një ndryshim në qasjen e liderëve opozitarë në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...