14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Elton Laska mbështet bojkotin e mjekëve të urgjencës: “Ministria e Shëndetësisë u vodhi djersën!”

 

Përfaqësuesi i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Elton Laska, ka shprehur mbështetjen e tij për bojkotin e mjekëve të urgjencës përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai denoncon publikisht Ministrinë e Shëndetësisë për abuzime me pagat e mjekëve dhe përkeqësimin e kushteve të punës në spitalet publike.

Kontratat që mjekët kanë me spitalet specifikojnë se bluzat e bardha duhet të paguhen 5700 lekë për një ditë shërbimi në urgjencë. Ndërkohë, nga përllogaritja e pagës që u ka kaluar në bankë, rezulton se dita e punës për mjekët e urgjencës është paguar me vetëm 2600 lekë të reja,” thekson Laska në deklaratën e tij.

https://www.facebook.com/share/p/19kPZa8LAx/?mibextid=wwXIfr

Ai kritikon prioritetet e qeverisë, e cila sipas tij, vijon të alokojë miliona për projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP) të dyshimta, ndërkohë që neglizhon nevojat bazë të sistemit shëndetësor. Sipas Laskës, kjo situatë ka krijuar një ambient pune të papranueshëm për mjekët e urgjencës, të cilët përballen me mbingarkesë, mungesë stafi dhe kushte të vështira pune.

“Ky bojkot është një thirrje drejtuar autoriteteve për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme, si rritjen e financimit për shëndetësinë, përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave dhe sigurimin e stafit të mjaftueshëm,” vijon ai.

Në përfundim, Laska nënvizon rëndësinë e trajtimit me dinjitet dhe respekt të profesionistëve të shëndetësisë, duke theksuar se ndryshimi i vërtetë mund të vijë përmes kutisë së votimit në zgjedhjet e ardhshme më 11 maj 2025.

Ky sistem, që nëpërkëmb dinjitetin e atyre që shpëtojnë jetë, duhet shembur me votë,” përfundon Elton Laska.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...