Në një konferencë për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, duke e cilësuar atë një forcë madhore dhe një garanci për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Berisha përmendi strategun e fushatës së presidentit amerikan, Chris LaCivita, si pjesë të ekipit të fushatës për të siguruar fitoren e opozitës.
Ai tha se ky koalicion, i cili përfshin përfaqësuesit e 26 deri në 30 partive, është një “garanci madhore për shpëtimin e Shqipërisë” dhe hapjen e një epoke të re, të quajtur “Shqipëria Madhështore”.
Çfarë do që të them sot, nuk mund të mos jetë kushtuar arritjes kryesore të PD-së, koalicionit të saj me përfaqësuesit e 26 partive, por herë-herë edhe 30, është një garanci madhore e shpëtimit të Shqipërisë me 11 maj dhe hapjes së epokës apo kohës së Shqipërisë Madhështore.
Edi Rama ka bërë përpjekje të dënueshme, të jashtëzakonshme për të sabotuar këtë koalicion që e tmerron.
Por ky koalicion sot është realitet dhe mund të quhet me sinonim tjetër, koalicioni i fitores.
Por meqenëse objektivi më madhor i këtij koalicioni është Shqipëria Madhështore, atëherë u vendosë të quhej Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Në paraqitjen time në momentin e shpalljes së këtij koalicioni rreshtova disa faktorë që janë realë dhe të padiskutueshëm.
Por këtu do ndalem dhe në një faktor tjetër.






