28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Shtyhet seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për Erion Veliajn

Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, e cila ishte planifikuar për sot, është shtyrë për nesër në orën 12:00. Arsyeja e shtyrjes është paraqitja e provave të reja nga SPAK, ndaj të cilave avokatët e Veliajt kërkuan kohë për t’u njohur.

Veliaj, i cili është arrestuar një muaj më parë me urdhër të SPAK dhe vendim gjykate, ndodhet aktualisht në paraburgim në Durrës, nën akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në seancën e sotme, Gjykata ka refuzuar pranimin e avokatit amerikan që kishte kërkuar të merrte pjesë si vëzhgues.

Gjatë seancës, Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Abule, të dy të arrestuar dhe nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, kanë ofruar garanci pasurore dhe kanë kërkuar bllokimin e pasaportave si mundësi për të arritur lirinë.

Vendimi i Gjykatës së Apelit do të jepet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...