Një trajler që transportonte kartonë picash nga Tirana drejt Kukësit është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit.
Sipas burimeve, zjarri ka shpërthyer në pjesën e pasme të trajlerit, ku ndodhej edhe ngarkesa, ndërsa koka e mjetit nuk është prekur falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve. Dy automjete të zjarrfikëses së Kukësit kanë arritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët në kohë, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ku përveç ngarkesës është dëmtuar edhe pjesa e pasme e trajlerit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit.