9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Traktorë të pozicionuar në Beograd, dyshime për ndikim në protestë

Një numër traktorësh janë parkuar para parkut “Pioneri” në Beograd, megjithëse nuk kanë leje zyrtare për ta bërë këtë. Shumica e tyre janë pa targa ose me targa të mbuluara, duke ngritur dyshime mbi qëllimin e vërtetë të vendosjes së tyre.

Sipas mediave serbe, qeveria mund të ketë disa skenarë të mundshëm për përdorimin e këtyre traktorëve. Një ndër teoritë më të përfolura është se ato mund të shfrytëzohen për të ushtruar presion mbi protestuesit dhe për të krijuar një atmosferë frike, me qëllim frenimin e pjesëmarrjes në protestën e paralajmëruar.

Gjithashtu, raportohet se disa nga kompanitë që posedojnë këta traktorë janë takuar më parë me presidentin Aleksandër Vuçiç, duke ngritur dyshime mbi një mundshëm koordinim mes tyre dhe autoriteteve shtetërore.

Një teori tjetër sugjeron se traktorët janë vendosur për të bllokuar hyrjet kryesore të Beogradit më 15 mars, duke penguar pjesëmarrësit të arrijnë në protestë. Pamjet tregojnë qindra traktorë të pozicionuar në zona të ndryshme të kryeqytetit, jo vetëm një ditë përpara protestës, por edhe prej disa ditësh.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi qëllimin e kësaj lëvizjeje, por situata ka nxitur debate dhe shqetësime mbi ndikimin e mundshëm të saj në protestat e planifikuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...