27.2 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Keir Starmer: Putin duhet të ndalojë lojërat dhe të pranojë bisedimet për paqen në Ukrainë

Kryeministri britanik, Keir Starmer, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, të ndalojë së “luajturi lojëra” me armëpushimin dhe të angazhohet seriozisht në negociatat për paqe.

Starmer do të organizojë sot një videokonferencë me liderë botërorë nga 25 vende, për të diskutuar mbi ruajtjen e paqes në Ukrainë, duke e quajtur këtë nismë “koalicioni i të gatshëmve”. Në këtë takim do të marrin pjesë vendet evropiane, Komisioni i BE-së, NATO, Kanadaja, Ukraina, Australia dhe Zelanda e Re.

Liderët do të shqyrtojnë rrugët e mundshme për të ndaluar agresionin rus, nëse një marrëveshje paqeje ndërmjetësohet nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Kievi ka dhënë mbështetjen për një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA, por Moska ka vazhduar luftimet dhe ka shprehur gatishmëri vetëm nëse përmbushen disa kushte të saj.

“Ne nuk mund të lejojmë që presidenti Putin të luajë lojëra me marrëveshjen e presidentit Trump,” tha Starmer përpara takimit. “Mospërfillja e plotë e Kremlinit për këtë propozim tregon se Putini nuk është serioz për paqen.”

Ai shtoi se nëse Rusia pranon bisedimet, atëherë duhet të ketë një monitorim të rreptë për të siguruar një paqe të qëndrueshme dhe serioze. Në rast të kundërt, Britania dhe aleatët do të forcojnë presionin ekonomik ndaj Rusisë.

Nga ana tjetër, Putini ka sinjalizuar gatishmërinë për të mbështetur armëpushimin, por ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO dhe të pranojë humbjen e territoreve të pushtuara nga Rusia.

Lufta në Ukrainë vazhdon, ndërsa përpjekjet diplomatike për paqen mbeten të pasigurta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...