20.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

Bardhi në protestën për TikTok: “Rama kërkon të mbyllë çdo hapësirë lirie”

Në nisje të protestës së opozitës kundër mbylljes së TikTok, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar vendimin si një tentativë për censurë dhe kufizim të lirisë së shprehjes.

Është një protestë e thirrur nga të rinjtë dhe ka mbështetjen e partisë dhe të kryetarit. Akti i mbylljes ka të bëjë me një tentativë për të vendosur censurë, ndaj duhet të protestohet. Ne jemi në mbështetje të çdo të riu që lirinë e fjalës e ka marrë dhe nuk mund të censurohet,” u shpreh Bardhi.

Ai gjithashtu akuzoi Ramën për strategji të përsëritura për të penguar qytetarët të shprehen lirshëm, duke e krahasuar këtë veprim me atë të vitit 2021, kur qeveria vendosi kufizime për emigrantët në prag të zgjedhjeve.

“Në 2021 Rama përdori trukun e mbylljes së kufijve për të mos ardhur në votim. Edhe këtë herë ai kërkon të bëjë gjithçka për të mbyllur çdo hapësirë lirie që qytetarët të shprehen,” përfundoi Bardhi.

Protesta vazhdon, me pjesëmarrje të konsiderueshme të të rinjve dhe drejtuesve të opozitës, ndërsa qeveria ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi kërkesat e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...