16.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

PD: Mbyllja e TikTok është censurë, Rama armik i fjalës së lirë

Deputetët demokratë kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok, duke e cilësuar atë si një akt censure që vjen pak ditë para nisjes së fushatës elektorale.

Flamur Noka u shpreh se ky veprim tregon se kryeministri Edi Rama është armik i fjalës së lirë.

Rama po bën censurë. Çfarëdo që të bëjë, do të mbetet në histori si armiku i fjalës së lirë dhe armiku i shqiptarëve,” tha Noka.

Ndërkohë, deputeti Luçiano Boçi kritikoi faktin që qeveria po e mbyll platformën në vend që të vendosë filtra për përmbajtjet e dëmshme.

“Pse po e mbyll para fushatës? Rama kërkon të ‘edukojë’ TikTok? Pse nuk ndodh si në vendet e tjera ku aplikohen filtra në platformë kundër dhunës?” deklaroi Boçi.

Vendimi për mbylljen e TikTok ka ngjallur debate të forta politike, ndërsa opozita e sheh si një përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes në prag të zgjedhjeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...