38.2 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Kryeministri Rama uron Joan Pelushin për zgjedhjen si Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka uruar Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, për zgjedhjen si Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehu kënaqësinë e tij për zgjedhjen e një shqiptari ndër më të mirët për këtë pozicion dhe uroi që Zoti ta mbrojë dhe ta udhëzojë gjithnjë Hirësinë Pelushi në misionin e tij të udhërrëfyesit të grigjës ortodokse.

“Me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë,” shkruan Rama.

Hirësi Joan Pelushi u zgjodh dje Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse, pas Liturgjisë Hyjnore të së dielës, e cila përkon me të dielën e dytë të Kreshmës për besimtarët ortodoksë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...