19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rama: Lista e PD-së është për Opozitë, periudhë parazgjedhore plot premtime të paqarta

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Partinë Demokratike gjatë një takimi me të rinjtë në Fier, duke e quajtur listën e kandidatëve të saj si një “listë për në opozitë”. Sipas tij, periudha parazgjedhore po shoqërohet me “shitje qilimash fluturues”, duke i cilësuar premtimet e partive në garë si të pambështetura dhe të paqarta.

Rama theksoi se shqiptarët duhet të distancohen nga “kënetat” e mëparshme dhe të mos i japin mundësinë që të rikthehen në pushtet. Ai gjithashtu përmendi se Partia Socialiste ka realizuar një vlerësim të thelluar për kandidatët, përfshirë ata që kanë kontribuar, si dhe ata që janë zgjedhur pa pasur një angazhim të drejtpërdrejtë në parti.

“Populli jo vetëm që duhet të shkëputet nga këneta për Shqipërinë në 11 maj, por nuk i jep kënetës një shans të ripërtërihet sërish. Ne nuk kemi bërë primare, janë si papare jo si primare. Në këtë grup është bërë një vlerësim si asnjëherë më parë i atyre njerëzve që vijnë nga kontributi në parti, ashtu si atyre që nuk kanë kontribuar por janë përzgjedhur.
Ne kemi njerëz që kanë qenë me PD në pararojë, por e kanë kuptuar. Shihni ca ndodh me ta, ata që fituan i lënë jashtë. Kryetari i partisë në Kavajë del i pari dhe e lënë jashtë. Lista e kënetës është listë për të qenë në opozitë. Vetëm recitojnë kuak kuak.

Është bërë për të dalë jo të clirojë tiktokun, por për të thënë na i vodhën. Pse duhet demokratët dhe ata që mund të kenë shumë arsye të drejta të mso jenë të kënaqur me ne, për një grup që funksion si grup interesi i ngushtë? Kjo periudhë është periudhë shitjesh qilimash fluturues.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...