17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë vizitojnë të plagosurit e tragjedisë në Koçan

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timco Mucunski, dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, së bashku me zv.ministrin e Jashtëm të Greqisë, Tassos Hatzivasiliou, dhe zv.ministrin e Brendshëm, Konstantinos Giulekas, vizituan të plagosurit nga tragjedia e Koçanit, të cilët po trajtohen në spitalin Papanikolaou të Selanikut.

Ata u takuan me tre të rinj, dy vajza dhe një djalë, të cilët ndodhen në gjendje kritike për shkak të djegieve të rënda dhe dëmtimeve të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Sofia Papadopoulou, drejtuesja e njësisë së djegieve në spital, tha se gjendja e pacientëve mbetet kritike dhe e pasigurt, për shkak të dëmtimeve nga tymi. Dy prej tyre do t’i nënshtrohen sërish operacioneve, ndërsa njëri do të operohet në ditët në vijim.

Ministrat vizituan gjithashtu spitalin ushtarak 424 në Selanik, ku po trajtohen dy pacientë të tjerë. Ministri Mucunski falënderoi Greqinë për solidaritetin e treguar, duke theksuar se ky moment tragjik do të mbetet në kujtesën kolektive, por gjithashtu edhe për ndihmën e jashtëzakonshme që autoritetet greke kanë dhënë.

Nga ana tjetër, zv.ministri i Jashtëm grek, Tassos Hatzivasiliou, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se pacientët u transferuan menjëherë në spitalet e Selanikut dhe Athinës për të marrë kujdesin e nevojshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...